‘Do të bëhem gjyshe’, reagon nëna e Justin Bieber pasi çifti njoftoi se po presin fëmijë

Modelja e njohur, Hailey Bieber dhe këngëtari Justin Bieber, janë në pritjen e parë të ëmbël.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Hailey përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ku ka ndarë disa fotografi dhe një video përkrah Justin Bieber.

Pas publikimit të lajmit ka reaguar edhe nëna e yllit Justin Bieber, Pattie Mallette e cila dukej shumë e lumtur se do të bëhet gjyshe, shkruan Klankosova.tv

“Bebeja Bieber po vjen, do të bëhem gjyshe! Zemra ime është kaq plot, çfarë aventure emocionuese”, ka shkruar Pattie Mallette.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top