Do ndiqte gjyqin, avokati amerikan i Veliajt nuk lejohet të marrë pjesë në seancë

Apeli i Gjykatës së Posaçme nuk e ka lejuar Joshua Roberts, avokatin amerikan të kryebashkiakut Erion Veliaj të ndjekë seancën në ngarkim të tij. Roberts do e ndiqte seancën e Veliajt në rolin e vëzhguesit. Një ditë më parë, avokati e vizitoi Veliajn në ambientet e paraburgimit në Durrës.

Në Apelin e GJKKO-së, gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimimin e Veliajt për masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërkohë në të njëjtën seancë, do të paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top