“Do jemi të tre edhe në 2026-ën”: Duka lë takimin e kombëtares me Botërorin

Finalet e Europianit nuk janë më diçka e re. Madje nëse ka diçka të vërtetë në shprehjen nuk ka dy pa tre, atëherë historia mund të përsëritet edhe njëherë. Ajo që Shqipëria nuk ka arritur ende janë finalet e kampionatit Botëror. Mision për të cilin presidenti i FSHF-së Armand Duka ka bërë një premtim, direkt pas transfertës moldave.

Në euforinë pas 1-1 që sanksionoi kualifikimin në Gjermani 2024, numri 1 i FSHF-së Duka, në shoqërinë e Etrit Berishës dhe Elseid Hysajt u ngacmua për faktin se të tre ishin edhe në Francë 2016. Replika e presidentit të Federatës ishte e menjëhershme: “Do të jemi edhe në 2026-ën – tha Duka -. Jemi të sigurtë se do të shkojmë edhe në Botëror”.

Mendim që u përforcua edhe nga Hysaj me një “Ishalla” dhe nga Berisha, që shtoi: “Shpresojmë të jemi ty, do të ishte fantastike të shkonim edhe në Botëror”.

Shqipëria është me 14 pikë në krye të grupit E kualifikues dhe me pikën e marrë në Zimbru Stadium zyrtarizoi prezencën në Euro 2024. Për herë të parë, kuqezinjtë u kualifikuan në një Europian në vitin 2016, në Francë. Tani pas tetë vjetësh, kombëtarja përsëritet, me Dukën që lë takimin pas dy vjetësh në Botëror.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top