“Do copëtosh Shqipërinë me shtetin bektashi”, Rama: Bëhet fjalë për entitet pa doganë, taksa apo polici

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur live komentuesve në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

Ndërsa njëri prej qytetarëve e akuzon se po copëton Shqipërinë me shtetin bektashi, kryeministri solli në vëmendje Italinë.

“Votën time e humbe se propozove shtetin bektashi dhe do të copëtosh shtetin shqiptar”,-shkruan një komentues.

“Jo mor xhan si do copëtohet shteti shqiptar kaq kollaj me një të rënë të lapsit, po kjo nuk bën vaki. Pse shteti italian i copëtuar të duket që ka jo një, por dy struktura brenda, të cilat kanë një sovranitet të caktuar aty. Ndërkohë që në rastin tonë nuk bëhet fjalë për të ndërtuar një shtet siç e mendoni ju gabimisht. Nuk bëhet fjalë për gjëra të kësaj natyre, bëhet fjalë për entitet që nuk ka dogana, taksa, polici. Në të gjitha aspektet i përgjigjet Kushtetutës së Shqipërisë”,-tha kryeministri.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top