Djokovic turpërohet në Brisbane: mposhtet nga numri 293 10 ditë para Australian Open

Reilly Opelka është rikthyer dhe e ka bërë këtë në mënyrë madhështore. Tenisti amerikan, i cili vitet e fundit ka luajtur pak për shkak të një serie dëmtimesh, është kualifikuar në gjysmëfinalen e turneut ATP 250 të Brisbane. Opelka mposhti Novak Djokovic, numrin 1 të tabelës, me rezultatin 7-6, 6-3, duke shkaktuar një surprizë të madhe. Ky rezultat është i papritur, pasi, edhe pse amerikani ka pasur një karrierë premtuese, ai po merr pjesë në këtë turne si numri 293 i renditjes botërore.

Opelka në gjysmëfinale, Djokovic mposhtet në dy sete
Opelka është një prej atyre lojtarëve që çdo kundërshtar përpiqet ta shmangë, veçanërisht në fushat e shpejta të çimentos. Me stilin e tij klasik si një bombardues, ai mbështetet në shërbimin e tij të fuqishëm, i cili bëhet edhe më i rrezikshëm falë gjatësisë së tij prej 211 centimetrash. Në Brisbane, Opelka gjithmonë ka dhënë paraqitje të mira: në vitin 2022 arriti në finale ku humbi ndaj Nadalit. Këtë vit, ai nuk shihej si favorit, por me qetësi dhe me goditje të fuqishme ka avancuar në mënyrë mbresëlënëse.

Në këtë turne, ai mposhti argjentinasin modest Gomez në raundin e parë dhe më pas mundi italianin Arnaldi në dy “tie-break”-e (7-6, 7-6). Por fitorja më e madhe erdhi ndaj Djokovic-it. Serbi humbi “tie-break”-un e setit të parë me rezultat të ngushtë (8-6) dhe në setin e dytë nuk arriti të rikuperohej pas një “break”-u të hershëm. Djokovic, i cili ishte në Brisbane për të përmirësuar formën për Australian Open, ku ai ka qenë kampion disa herë, me siguri nuk e priste këtë humbje.

Kush është Reilly Opelka, amerikani që mposhti Djokovic
Reilly Opelka, i lindur më 1997, nuk është një talent i shkëlqyer, por ka arritur suksese të rëndësishme në karrierën e tij. Ai ka fituar 4 tituj ATP, të gjithë në Shtetet e Bashkuara, dhe nuk ka kaluar kurrë më shumë se raundin e katërt në turnetë Grand Slam. Karriera e tij arriti kulmin në vitin 2021 kur luajti finalen e një turneu 1000 në Kanada, ku humbi ndaj Medvedev-it. Pozicioni më i mirë në renditje ka qenë vendi i 17-të.

Jashtë fushës, Opelka është i njohur për pasionin e tij për artin, duke qenë një koleksionist i dedikuar, dhe për interesin e tij në modë. Ai gjithashtu është një tifoz i zjarrtë i futbollit dhe mbështetësi i ekipit italian Lazio, çka e ka shprehur disa herë, si në rrjetet sociale ashtu edhe gjatë turneve të tij në Romë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top