“Djali mrekulli” i Dortmund është 4 vjet më i madh: zbulohet një çertifikatë e moshës së Moukoko

Stuhi polemikash te Borussia Dortmund rreth Youssoufa Moukoko. Sulmuesi i lindur në Yaoundé, Kamerun, është i njohur si “djali mrekulli” i futbollit gjerman. Në moshën 16-vjeçare dhe një ditë ai ishte lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Bundesligë. Në moshën 18-vjeçare më i riu që ka marrë pjesë në Kupën e Botës me kombëtaren gjermane. Por tani historia e tij mund të rishkruhet. Nga Gjermania, ku gjithmonë ka pasur shumë dyshime për moshën e vërtetë të sulmuesit. Moukoko së fundmi ka rinovuar me verdhezinjtë deri në vitin 2026 për 6 milionë neto në sezon. Por tani ka dalë një dokument i publikuar nga e përjavshmja gjermane Bunte. Sipas asaj certifikate, Moukoko ka lindur më 19 korrik 2000 dhe jo më 20 nëntor 2004.

Burimi gjerman publikoi një kopje të një certifikate lindjeje të lëshuar për Youssoufa Mohamadou. Ky burim pretendon se Joseph Moukoko nuk është babai i vërtetë biologjik i të riut, por e ka birësuar. Ai ka konfirmuar datën e lindjes nga Zyra e Qarkut në Hamburg, për t’i siguruar një karrierë futbolli në Gjermani. Dokumenti në fjalë, publikimi i të cilit ishte ndaluar nga një gjykatë nga vetë Moukoko në fund të vitit 2022, nuk është autentifikuar. E si babai i futbollistit ashtu edhe Borussia Dortmund mohojnë hipotezën e të përjavshmes, por dyshimet mbeten dhe çështja është tani është e hapur.

PRECEDENTËT
Mediat gjermane nënvizojnë se në Afrikë është një praktikë e përhapur që të rinjve t’u hiqen në mënyrë të paligjshme disa vite për t’i vendosur më lehtë në sektorët evropianë të të rinjve. Mjafton të kujtohet skandalin që goditi kombëtaren nën 17 vjeç të Kamerunit disa vite më parë. Në atë rast, presidenti i Federatës, Samuel Eto’o, u detyrua të tërhiqte një pjesë të madhe të ekipit për shkak se lojtarët nuk i kaluan testimet e moshës.

Raste të tjera të njohura në të kaluarën kanë qenë ato të Taribo West, Joseph Minala, Luciano (fillimisht Eriberto), Abedì Pelé dhe Anthony Yeboah. Tani Gjermania pyet nëse në këtë listë duhet të shtohet edhe emri i Youssoufa Moukoko.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top