Djali i Donald Trump shkon në Beograd dhe takon Vuçiçin (FOTO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar pamjet e takimit me djalin e Donald Trump, Donald Trump Junior. Me anë të një postimi në Instagram, Vuçiç thotë se ata kanë diskutuar për temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.

Ky takim, shkruan Vuçiç, simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën për të adresuar sfidat globale.

Lexo më tej: Vëzhgimi/ Pse u ekzaltuan serbët nga fitorja e Donald Trump
Po ashtu, Vuçiç thekson se kanë diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së dhe projekteve të përbashkëta.

“Një bisedë e përzemërt me Donald Trump Jr, djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së dhe temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.

Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme. Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, shkruan presidenti serb.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top