DJ Khaled flet për incidentin: Kam shumë dhimbje

DJ Khaled është “në shumë dhimbje” pasi pësoi një rënie të keqe teksa bënte sërf në Florida të shtunën.

Reperi “All I Do Is Win”, postoi një video të aksidentit dhe shkroi: “Kam pamjet e mia duke rënë, duke fluturuar nëpër qiell dhe si rashë duke dëmtuar brinjët. Kam shumë dhimbje”.

Masazhisti i Khaled besonte se dhimbja e tij ishte thjesht inflamacion i muskujve, por DJ këmbënguli se kishte nevojë për mendimin e mjekut. “Kam thirrur një doktor, ai do të vijë më vonë këtë mbrëmje, vetëm për t’u siguruar që nuk është asgjë serioze,” tha artisti. Disa orë më vonë, ai postoi një tjetër përditësim të tij duke marrë një rreze X. “Kam pasur dhimbje,” përsëriti ai, duke shtuar se kishte probleme me gjumin për 48 orët e fundit. “Unë shpresoj se është vetëm një muskul i mavijosur.”

Të nesërmen, Khaled dha një tjetër përditësim, duke u thënë ndjekësve të tij se mjeku tha se ai kishte një “mavijosje të madhe, vërtet të keqe”. “Ata thanë në se panë një vijë të vogël në njërën prej kockave. Ata nuk janë të sigurt nëse është një frakturë. Ata do të kontrollojnë dy herë. Kështu që më duhet ta pushoj, por duhet të luaj golf, “shtoi ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top