Dita e të vërtetës, luhet finalja e Champions: luftanija angleze e City përballë Inter

Një finale për një kupë, një kupë që ka bërë të ëndërrojë cilindo futbollist që kur ka dëgjuar për herë të parë himnin e asaj që sot quhet Champions League. Pas një rrugëtimi të çmendur, në aktin e fundit në Stamboll do të jetë e para në absolut mes Manchester City e Inter.

MANCHESTER CITY
Man City është gati për finalen e sotme, megjithëse një shqetësim i vogël për Kyle Ëalker u raportua së fundmi. Guardiola tregoi se mbrojtësi i djathtë kishte pasur probleme me shpinën. walker që atëherë ka punuar për rehabilitimin dhe duhet të jetë pjesë e një kontigjenti të plotë për Citizens. Të 10 lojtarët në fushë që ishin titullarë në ndeshjen e dytë ku shkatërruan Real Madrid u rreshtuan për t’i shtrënguar dorën Princit William për finalen e FA Cup. Kështu ndryshimi i vetëm duhet të vijë në portë, ku Stefan Ortega do t’ia dorëzojë pa dëshirë dorezat Ederson.

Pa asnjë akord për kontratën e re, ndeshja e së shtunës mund të jetë shumë mirë lamtumira e Gundogan nga City. 32-vjeçari do të mbajë shiritin për kampionët e Premier League 10 vjet pasi doli në finalen e Ligës së Kampionëve 2012-13 me Borussia Dortmund kundër Bayern Munich. Një tjetër gol i Erling Braut Haaland do të përfaqësonte të 13-in e tij në këtë Champions. Vështirë se mund të quhet një numër i pafat, pasi do ta shihte norvegjezin të kalonte Ruud van Nistelrooy për golat më të shumtë të një sezoni në turne për një ekip anglez. E pavarësisht se nuk shënoi ndaj Real Madrid, sensacioni skandinav nuk ka bërë asnjëherë tre ndeshje radhazi pa gol në turneun elitar evropian.

INTER
Sa i përket zikaltërve, Inter humbi ish-mesfushorin e Manchester United Henrikh Mkhitaryan për shkak të një dëmtimi në kofshë në ndeshjen e dytë ndaj Milan. Armeni sidoqoftë e fitoi betejën e tij për të qenë gati për në finale. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sulmuesin argjentinas, Joaquin Correa. Ai u përball me një problem me pulpë kundër Fiorentinës në finalen e Kupës së Italisë. Megjithatë një vend në pankinë do ta presë 28-vjeçarin nëse i jepet drita jeshile. Në të vërtetë, Inzaghi duket se është bindur me Martinez e Dzekon si dyshen e tij sulmuese për ndeshjet e vështira. Kjo do të thotë se Romelu Lukaku do të synojë gjithashtu të japë shtysë nga pankina para se t’i japë lamtumirën për herë të dytë Inter.

Lexo më tej: Pyetja e Roberto Mancini tremb anglezët e City: Po sikur Inter të kalojë në avantazh?;

Mkhitaryan mund ta detyrojë Marcelo Brozovic të dalë nga titullarët nëse mund të dëshmojë aftësinë e tij. Mbrojtësi i krahut të majtë Federico Dimarco nuk ishte as në skuadër kundër Torinos në ndeshjen e fundit në Serie A për shkak të lodhjes muskulore. Por italiani pritet të rreshtohet në fushë dhe dueli i tij me Walker në krah premton të të jetë vërtet tërheqës. Në atë që mund të jetë paraqitja e tyre e fundit me fanellën zikaltër, qendërmbrojtësit Milan Skriniar dhe Stefan de Vrij do të fillojnë nga pankina. Alessandro Bastoni, Matteo Darmian dhe Francesco Acerbi do të jenë mburoja para Andre Onana. Portieri ka nevojë për një tjetër portë të pastër për të arritur rekordin e Edouard Mendy prej nëntë takimesh në 2020-21.

STATISTIKAT
*Kjo do të jetë finalja e pestë mes skuadrave angleze e italiane në turne; në katër precedentët formacioni anglez ka qenë gjithnjë Liverpool, me dy fitore e dy humbje.

*Citizens kanë luajtur vetëm dy finale europiane: atë të fituar në Kupën e Kupave në 1970 e atë të humbur dy vjet më parë në Champions 1-0 kundër Chelsea.

*Eksperienca në këtë rast është e Inter në finalen e 11 të një kompeticioni të madh europian, mes skuadrave italiane vetëm Juventus (16) e Milan (14) kanë diskutuar më shumë.

*Zikaltrit nuk e fitojnë trofeun prej 13 vjetësh, kur bënë Tripletën e famshme me Mourinho në pankinë.

*Nëse ia del, Manchester City mund të behët skuadra e katërt angleze që e fiton Champions, pas Man Utd, Liverpool e Chelsea: askush nuk do të kishte më shumë ekipe fitues të kompeticionit.

*Inter, në anën tjetër, është e katërta skuadër e historisë që mbërrin në finale pasi ka humbur debutimin.

*Zikaltrit e kanë mbajtur portën të paprekur në 12 ndeshje të këtij edicioni të Champions, nga të cilat 5 në 6 ndeshje me eliminim direkt. Pa pësuar në finale, skuadra e Inazghi mund të barazojë rekordin e Arsenal në 2005-06.

*Jack Grealish, që ka krijuar 35 raste për gol në turne, duke përshkuar edhe distancën më të madhe me top ndër këmbë.

*Erling Haaland me 12 gola në këtë Champions, nuk shënon prej dy ndeshjesh, por kurrë nuk ka arritur në tre. Statistikat megjithatë nuk do të luajnë në Stamboll: aty do të jetë një makineri e blinduar si City dhe një outsider si Inter, gati ta tregojë veten tipike italiane…

FORMACIONET E MUNDSHËM
Manchester City:
Ederson; Walker, Dias, Akanji; Stones, Rodri; Silva, Gundogan, De Bruyne, Grealish; Haaland

Inter Milan:
Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Mkhitaryan, Calhanoglu, Dimarco; Martinez, Dzeko

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top