Dita e 23 e revoltës/ Me pankarta dhe thirrje kundër Ramës, studentët marshim-protestë drejt fakultetit të Ekonomikut

Për të 23-ën ditë radhazi, studentët kanë dalë sërish në protestë kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij të panegociueshme.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër klasës politike shqiptare, protestuesit vijojnë qëndrimin e tyre, ndërsa në mesazhet e tyre kërkojnë revolucion dhe ndryshim të situatës politike në vend. Ata po marshojnë drejt Ekonomikut, ku do të bëjnë dhe thirrjet e tyre që studentët t’i bashkohen në protestë.

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama u ka ofruar studentëve mundësinë e dialogut, por kjo ofertë është refuzuar vazhdimisht prej tyre. Studentët kanë këmbëngulur se dorëheqja e kryeministrit mbetet kërkesa e tyre kryesore dhe se nuk pranojnë negociata përmes dialogut të propozuar nga qeveria.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top