Diss ndaj Drake? A$AP Rocky ndez rrjetin

A$AP Rocky ka nxitur reagime të shumta pas publikimit të albumit të tij të ri Don’t Be Dumb, ku fansat kanë vënë re vargje që duken si një diss i drejtpërdrejtë ndaj Drake.

Në këngën “Stole Ya Flow”, reperi 37-vjeçar këndon: “Së pari më vodhe stilin, ndaj unë të mora vajzën”, një varg që shumë dëgjues e kanë interpretuar si një referencë ndaj reperit kanadez dhe lidhjes së tij të dikurshme me Rihannën.

Më tej, A$AP Rocky shton se tani është baba dhe se partnerja e tij është Rihanna, duke theksuar se ata janë “të qetë dhe të paprekur” nga drama. Këto vargje kanë forcuar edhe më shumë spekulimet për një përplasje mes dy artistëve.

Rihanna dhe Drake janë përfolur për një lidhje romantike ndër vite, përpara se këngëtarja të krijonte një lidhje të qëndrueshme me A$AP Rocky, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

I pyetur së fundmi në podcastin Popcast të New York Times nëse kënga i drejtohet Drake, A$AP Rocky u përgjigj shkurt: “Mendoj se të gjithë e dimë”. Megjithatë, ai shtoi se nuk e sheh të nevojshme të rregullojë marrëdhënien mes tyre.

“Është për këdo që mendon se është për të,” u shpreh reperi, duke lënë gjithçka në interpretimin e publikut.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top