Diskutimet/ Ursula Von der Leyen zbardh takimin me Ramën

Kryeministri i vendit Edi Rama është pritur ditën e sotme në selinë e BE-së në Bruksel nga presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.

Von der Leyen shprehet se fokus i diskutimit ishte progresi në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ajo u shpreh se gjatë takimit folën për planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, gjë që sipas saj, do të afrojë rajonin dhe BE-në.

“Takimi shumë i mirë me Edi Ramën. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, shkruan ajo në një postim në Twitter.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top