Disa shtete të SHBA’së shpallin gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të stuhisë së madhe të borës

Më shumë se 60 milionë amerikanë janë duke u përballur me një stuhi të madhe dimërore që mund të sjellë reshjet më të mëdha të borës dhe temperaturat më të ftohta në më shumë se një dekadë.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur deri më tani në shtatë shtete, në Kansas, një nga zonat më të goditura, Missouri, Kentucky, Virginia, West Virginia, Arkansas dhe pjesë të New Jersey.

Parashikuesit thonë se moti ekstrem po shkaktohet nga një vorbull polar – një zonë me ajër të ftohtë që qarkullon rreth Arktikut, duke sjellë mot të ftohtë në pjesë qendrore të SHBA-së, raporton BBC.

Mijëra fluturime tashmë janë vonuar ose anuluar, me shumë rrugë të ndërprera dhe shkolla të mbyllura si pasojë e stuhisë. Moti pritet të fillojë të qetësohet të hënën.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top