Disa fakte rreth kurorëzimit të mbretit të ri të Britanisë

Një nga ceremonitë më të rëndësishme në botë, kurorëzimi i Mbretit Charles III, mbahet sot në orën 12:00 dhe do të transmetohet live në të gjithë botën.
Kjo është ceremonia e 39-të e kurorëzimit në Mbretërinë e Bashkuar. Kurorëzimi i Mbretit do të bëhet brenda kishës 900 vjeçare, Westminster Abbey. Mbreti Charles do të kurorëzohet me kurorën e Shën Eduardit, siç është bërë ndër shekuj për të kurorëzuar monarkët britanikë dhe anglezë që nga viti 1300.
Kurora aktuale është prej ari të fortë dhe ka 244 gurë të çmuar mbi të. Në karrigen e kurorëzimit Mbretit Charles do t’i vendoset vaj i bekuar në kokë, gjoks dhe duar.
Më pas ai do të marrë në dorë një rruzull dhe një skeptër. Në fund të gjithë do të gjunjëzohen para mbretit të ri.
Mbreti Charles III ka zgjedhur Coronation quiche si ëmbëlsirën e ceremonisë së tij. Ajo është një tortë me shije spinaqi, fasuleje dhe tarragoni. 2000 persona do të jenë të ftuar në këtë ceremoni.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top