Diogo Jota, babai kujton çastin: “Po shkoja të flija dhe më telefonoi Rute: Eja këtu”

Sapo kishte kaluar mesnata mes 2 dhe 3 korrikut 2025, Diogo Jota dhe vëllai i tij André Silva po ngjiteshin përgjatë gadishullit Iberik me një Lamborghini Huracan të marrë me qira. Të dy duhej të mbërrinin në Santander për t’u imbarkuar në një traget që do t’i kthente në Angli, ku sulmuesi i kombëtares portugeze do t’i bashkohej grumbullimit të fillimit të sezonit të klubit të tij, Liverpool. Gjithçka ndodh brenda një çasti: një gomë shpërthen dhe makina del nga rruga, duke u kthyer në një top zjarri që nuk u la asnjë mundësi shpëtimi dy vëllezërve, të cilët vdiqën të karbonizuar.

Diogo Jota, telefonata që mori i ati pak pas aksidentit fatal
Kaloi pak kohë dhe në shtëpinë e prindërve të dy futbollistëve mbërriti një telefonatë po aq e shkurtër sa dramatike nga Rute, gruaja e Diogos, e cila rrëfehet nga babai Joaquim në biografinë e futbollistit të ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare, me titull “Nunca Mais e Muito Tempo” (“Kurrë më është shumë kohë”): “Kur po shkoja të flija, pasi kisha qëndruar pak në sallon duke parë televizor, mora një telefonatë nga Rute që tha me zë të dëshpëruar: ‘Eja këtu, të lutem…’”.

Diogo Jota me gruan Rute dhe tre fëmijët e tyre: një familje e lumtur
“Kisha menjëherë një parandjenjë të keqe – vazhdon babai i Diogos – Udhëtimi ndërsa po shkoja tek ajo ishte i tmerrshëm. Kthimi në shtëpi (tashmë duke e ditur se të dy djemtë ishin përfshirë në aksident, shën.red.) ishte gjëja më e keqe ndonjëherë. Gjëja më e keqe që mund të përjetosh. Edhe sot nuk e di si arrita të rezistoja”.

Në atë moment Joaquim-it iu desh të përballej, edhe pse me zemër të copëtuar, me një tjetër moment shumë të vështirë: t’i thoshte gruas se kishte humbur të dy djemtë. “Ishte atëherë kur ai m’u afrua, më vuri duart mbi supe dhe tha: ‘Ishin të dy’”, është rrëfimi po aq rrëqethës i Isabel.

Mesazhet e fundit të dërguara dy vëllezërve gjatë udhëtimit, asnjë përgjigje
Në libër gruaja kujton mesazhin e fundit të dërguar atë mbrëmje njërit prej djemve: “I dërgova një mesazh Andrés për ta pyetur si po shkonte udhëtimi. Ai nuk më u përgjigj, ishte ora 23:23. Ndeza televizorin dhe më zuri gjumi, por jo plotësisht. Brenda meje diçka vazhdonte të priste atë përgjigje që nuk erdhi kurrë”.

Tema e mesazheve të dërguara atë natë dhe të mbetura pa përgjigje është ende e pranishme në libër. Për këtë flet edhe e veja e Diogo Jotës dhe nëna e tre fëmijëve të tij, Rute. E fejuara e hershme, të cilën e kishte njohur në kohën e shkollës, ishte martuar me futbollistin më 22 qershor 2025 në Porto, vetëm 11 ditë para tragjedisë. Rute tregon se kishte marrë videon e martesës së tyre ndërsa Diogo ishte në udhëtim. Atëherë ajo i kishte shkruar: “Zemër, kur të ndalosh, më telefono sepse kam diçka për të të treguar”. Pikërisht atë video. Por Diogo nuk e lexoi kurrë atë mesazh.

Në biografi, Rute e përshkruan bashkëshortin si një person të thjeshtë, larg stereotipit të futbollistit: “Ndryshe nga shumica e lojtarëve, që i duan makinat luksoze, bizhuteritë dhe orët, Diogo nuk ishte aspak i tillë. Makinat që kishim i mjaftonin. Ndoshta pikërisht sepse nuk ishte shumë i interesuar pas makinave, shfrytëzoi rastin të ngiste një Ferrari, të cilin e ktheu mëngjesin e dasmës sonë. Më pas mori me qira Lamborghini-n”.

Një tjetër nga ato “sliding doors” që çuan në fundin tragjik të futbollistit, vendimi i të cilit për të udhëtuar me makinë dhe traget, që më pas rezultoi fatal, ishte marrë pasi mjekët i kishin këshilluar të mos udhëtonte me avion për të shmangur presionin në kabinë, duke qenë se pak më parë ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, pas kthimit nga fitorja e Nations League me Portugalinë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top