Diogo Costa godet pabesisht Rodrigo Mora: çfarë fshihet pas gjestit të turpshëm

Një gjest vërtet i shëmtuar, që nuk ka asgjë të përbashkët me sportin. Diogo Costa, portieri i Portos, ka arritur t’i bëjë të gjithë dakord. Jo me një pritje apo ndërhyrje vendimtare, por me një goditje nga pas ndaj shokut të skuadrës Rodrigo Mora, i cili rrezikoi edhe të dëmtohej. Një hakmarrje e vërtetë ajo e portierit, e maskuar më pas si shaka, për të tentuar të rivendoste hierarkitë në dhomat e zhveshjes.

Diogo Costa godet pabesisht Rodrigo Mora
Episodi ndodhi para syve të të gjithëve në fushën e Stadiumit do Dragão. Këtë herë skena nuk ishte ajo e një ndeshjeje, por e një stërvitjeje me dyer të hapura të skuadrës portugeze në prag të sfidës së radhës së kampionatit. Në një video që më pas qarkulloi në rrjetet sociale, shihet Diogo Costa që e sulmon talentin e ri të vitit 2007. Ndërsa lojtarët janë të gjithë pranë dhe duken sikur po bëjnë shaka, Rodrigo Mora thotë diçka dhe më pas u kthen shpinën të tjerëve, mes të cilëve ishte edhe Diogo.

Portieri i afrohet djaloshit dhe, pabesisht, e godet me një shkelm, me thumba të hapur, mes shpinës dhe krahut. Një goditje e fortë, duke gjykuar nga reagimi i qafës së Mora-s, i cili mbetet i befasuar. Fantazisti tenton të buzëqeshë, edhe pse goditja e marrë nga Costa nuk dukej aspak si një shaka. Të gjithë lojtarët e tjerë të pranishëm u shfaqën të sikletosur, ndërsa anëtarët e stafit u kufizuan në shprehje formale.

Pse Diogo Costa reagoi në këtë mënyrë
Por çfarë e shkaktoi reagimin e Diogo Costa? Një tjetër video tregon çfarë kishte ndodhur pak më parë në lojën stërvitore, me Rodrigo Mora që kishte shënuar një gol të mrekullueshëm: një parabël nga distanca për të mposhtur Diogo Costa, i cili ndodhej jashtë porte. Top i paarritshëm për portierin, që provoi të rikthehej por nuk ia doli të shmangte talljen, mes duartrokitjeve të publikut të pranishëm për atë goditje spektakolare.

Costa u ndje i poshtëruar dhe reagoi më pas në mënyrën më të keqe, duke u hakmarrë me atë goditje të ndaluar. Konfirmimi erdhi pak më vonë, në intervistën për kanalet zyrtare, kur shpjegoi: “Nuk e di nëse e keni parë, por unë hoqa një top nga fusha dhe për këtë arsye ai arriti të shënojë, përndryshe nuk do ta kisha pësuar atë gol”. Nuk përjashtohen masa disiplinore nga ana e Portos.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top