Dinamo shpërfytyron Tiranën në derbi: Nuhiu ngre duart lart

Në një ndeshje të mbushur me emocion dhe gola spektakolarë, Dinamo e mbylli përballjen me Tiranën me një rezultat të “frikshëm” 6-2. Djemtë e Ilri Dajës morën tri pikë të merituara duke rritur shpresat për të arritur kreun e renditjes.

Në pjesën e parë, dinamovitët dominuan plotësisht, duke shënuar tre gola të shpejtë dhe të bukur. Guindo, Qardaku dhe Bregu ishin autorët që i dhuruan skuadrës një avantazh të thellë pas 45 minutave të para. Për Tiranën, një gol i bukur i Rafael, i cili e gjeti rrugën drejt rrjetës. Goli ofroi shpresë të vogël, por kjo ishte më shumë një shprehje e shpirtit të luftës sesa një shenjë kthimi në lojë.

Dinamo vazhdon dominimin, shton 3 gola të tjerë
Në pjesën e dytë, Dinamo nuk e uli ritmin, duke shënuar edhe tre gola të tjerë. Lorenco Vila, Qardaku dhe Bregu, që realizoi dopietë personale, i dhuruan skuadrës një fitore të pastër dhe dominim të plotë në fushë. Edhe Etienne Tare shënoi për Tiranën, por gjithsesi ishte shumë pak për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Me këtë fitore, Dinamo e Ilir Dajës ka mbledhur 23 pikë dhe ka ngushtuar distancën me kreun e tabelës. Tirana, pas 14 javësh të vështira, duket se po kalon një moment të errët. Skuadra më e titulluar është e zhytur në fundin e tabelës dhe e ardhmja e saj në elitën e futbollit shqiptar është e paqartë. Për momentin, sfida për mbijetesë duket të jetë më e rëndësishme se kurrë për skuadrën bardheblu.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top