Dinamo rrezikon vendin e dytë në derbi: Vllaznia kërkon të përfitojë në Rrogozhinë

Tre ndeshjet që do të kompletojnë javën e 31 të Abissnet Superiores do të luhen të enjten. Spikat derbi i kryqyetetit Dinamo-Partizani në orën 17. Në të njëjtën orë luhet edhe përplasja mes dy vendeve të fundit Teuta-Skënderbeu, ndërsa mbyll mbrëmjen përplasja e kreut në Rrogozhinë, ku Egnatia do të presë Vllazninë.

Çështjet e kreut diskutohet të enjten në javën e 31 të Abissnet Superiores, ndërsa dy të fundit do të mundohen të mbysin njëri-tjetrin kur të jenë përballë në Niko Dovana. Sidoqoftë vëmendja kryesore është te derbi i kryeqytetit, në orën 17:00, jo dhe aq me rëndësi për Partizanin, tashmë i shkëputur 7 pikë nga Dinamo, se sa për vetë blutë që rrezikojnë të parakalohen nga Vllaznia në vendin e dytë, kur javët në dispozicion pakësohen me shpejtësi. Daja do të kërkojë fitoren e parë këtë sezon ndaj të kuqve të Abilaliajt, që vjen nga një fitore e një barazim, por ka humbur terren për të shpresuar një vend të dytë, që mbahet nga Dinamo.

17:00 Dinamo City – Partizani
17:00 Teuta – Skënderbeu
20:00 Egnatia – Vllaznia
Në 5 javët e fundit nendetësja ka futur ujë vetëm një herë dhe Daja shpreson që të mbajë pas shpine Vllazninë, që sidoqoftë ka një ndeshje problematike për të luajtur në shtëpinë e Egnatias në orën 20:00. Kryesuesit kanë vetëm 3 pikë më shumë se Dinamo dhe nuk duan ta vënë në diskutim pozicionin e tyre, për më tepër që suksesi i njerëzve të Brdaric do ti afronte ata vetëm 1 pikë larg rrogozhinasve. Kuqeblutë e ndërprenë ecurinë e tyre pozitive të mundur nga Skënderbeu përpara pauzës për kombëtaren dhe tani duan të kthehen në linjë.

Përballje dramatike ajo në Durrës në orën 17:00 mes Teutës e Skënderbeut, dy skuadrat që ndajnë fundin e renditjes me pikë të barabarta 30 e që e dinë mirë se kjo është ndeshja për të mos u humbur, duke qenë se zona e shpëtimit nuk është larg, por javët po mbarojnë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top