Dinamo ngec sërish, Egnatia triumfon ndaj Tiranës që vijon rënien

Bylis-Dinamo 0-0: Dinamo harron fitoren, Daja “ngec” ndaj Josës
Dinamo vazhdon serinë negative, duke mos shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertë kundër Bylisit të Mirel Josës. 90 minuta të luftuara në Ballsh panë vendasit më kërkues, por pa arritur të gjejnë rrugën drejt rrjetës. Për blutë, ky është takimi i katërt radhazi pa fitore në Superiore, duke i lënë jashtë zonës së “Final Four”-it.

Me këtë barazim, Dinamo renditet në vendin e 5-të me 20 pikë, ndërsa Bylisi ngjitet në kuotën e 13 pikëve, në vendin e 8-të.

Tirana-Egnatia 0-1: Kampionët triumfojnë, bardheblutë mbeten të fundosur
Egnatia ka marrë një fitore me shumë peshë në “Selman Stërmasi”, duke mposhtur Tiranën 0-1 në javën e 13-të. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Bakayoko në minutën e 27-të, pas një penalltie të fituar nga kampionët.
Tirana kërkoi me ngulm barazimin, veçanërisht në 20 minutat e fundit, por pa sukses.

Rrogozhinasit ngjiten në 25 pikë, në vendin e dytë, po aq sa Elbasani kryesues. Në krahun tjetër, bardheblutë mbeten në fund të tabelës me vetëm 7 pikë pas 13 javësh.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top