“Dinamo më ka lejuar një vit tranzicion”: Di Biaggio ul pretendimet dhe justifikohet për vështirësitë

Pas fitores së parë, kërkohet një e dytë. Dinamo nuk e nisi mirë për nga rezultatet kampionatin, por sipas asaj që bën të ditur Luigi Di Biaggio, ndoshta nuk ka shumë rëndësi. Tekniku Italian, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Erzenin zbuloi mungesën e një objektivi. “Shoqëria më ka kërkuar të ndërtojë skuadrën në një vit tranzicion – tha Di Biaggio -. Unë nuk mund të kënaqem me një vit të tillë, kështu që i shpjegoj lojtarëve cdo ditë se duhet të shohin lart. Por kemi vështirësi, kjo është një skuadër e lindur në 20 ditë”.

Tekniku italian pastaj tregon vështirësitë që kanë ngadalësuar procesin. Dinamo fitoi ndeshjen e parë në javën e tretë, por për të parë skuadrën e vërtetë të Di Biaggio duhet bërë durim: “Duhet të jemi të surprizuar për mënyrën si luajtëm 2 ndeshjet e para. Pastaj humbëm 4-5 lojtarë për dëmtime dhe të tjerë kanë arritur ditët e fundit. Nuk duhet të harrojmë se skuadra vjen nga Kategoria e Parë, se shumë prej këtyre lojtarëve nuk kanë luajtur kurrë në këtë nivel kështu që duhet durim”.

 

Tekniku ka zbuluar në fund se i ka thënë Kaçorrit që pret nga ai “të shkojë në kuotën 12-13 gola në kampionat”. Sulmuesi në tre javët e para ka shënuar vetëm një gol.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top