Dinamo me fat, jo keq Partizani: shorti i raundit të dytë tremb Egnatian e Vllazninë

Egnatia në Champions dhe tre ekipet shqipare pjesëmarrëse në Conference League, Dinamo, Partizani e Vllaznia janë njohur me skuadrat që do të kenë përballë në raundin e dytë të kompeticioneve europiane. Kampionët e Abissnet Superiore rrudhin “buzët”: nëse kalojnë Breidablik, atëherë do të sfidojnë Lech Poznan. Fituesit e Kupës së Shqipërisë pasi kaluar direct në raundin e dytë bekohen sërish nga goglat. Nuk mund të ankohet Partizani, por Vllaznia po.

Në Champions, Egnatia nuk mund të gëzohet se u shortua me Lech Poznan. Ata janë kampionë të Polonisë dhe njëra nga skuadrat me tifozeritë më të zjarrta. Sidoqoftë, nëse nuk arrin kualifikimin dhe mposhtet në raundin e parë të Champions, Egnatia do të zbresë në raundin e dytë të Conference League përballë humbëses së çiftit Ludogorets/Dinamo Minsk.

Pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, Dinamo është skuadra më me fat. Pasi u kualifikua në turin e dytë direkt, skuadra e Ilir Dajës do të luajë përballë fitueses që do të dalë nga çifti: Atletik Escaldes/Dudenlange.

Short i lehtë për Partizanin që nëse do të eliminojë Nome Kalju në raundin e parë do të ndeshet me një mes St,Patrik e Hegelman në raundin e dytë. Nuk mund të thotë të njëjtën gjë Vllaznia, që do të përballet në raundin e dytë me fituesen e çiftit Malisheva/Vikingur, gjithnjë nëse kalon letonezët e Daugavpils në raundin e pare. Ndeshjet e para të turit të dytë do të luhen në 24 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më pas.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top