Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë, pasi mposhti Egnatian në një ndeshje dramatike që u vendos vetëm pas goditjeve të penalltive.
Sfida përfundoi 2-2 në kohën e rregullt, me Dinamon që kaloi dy herë në avantazh me Itodo Mandelën. Ndërsa Egnatia barazoi fillimisht me Guindon në fund të pjesës së parë dhe më pas me Bakajokon në shtesë. Shtesat prej 30 minutash nuk sollën ndryshim rezultati, ndaj gjithçka u vendos nga pika e bardhë.
Në ruletën e penalltive, Dinamo u tregua më e saktë duke fituar 5-4 dhe siguroi Kupën e Shqipërisë për herë të 14-të në histori. Ky trofe i mungonte në palmaresin e klubit prej vitit 2003. Me këtë sukses, “blutë” ndërpresin dominimin e Egnatias, e cila kishte fituar dy edicionet e fundit të Kupës.
Merita të veçanta i takojnë trajnerit Ilir Daja, që në sezonin e tij të parë në krye të Dinamos rikthen skuadrën te trofeu. Ndërkohë, për trajnerin Tetova mbetet të synojë titullin kampion, në sfidat e Final 4.