Dinamo fitoi, tani është betejë: Skënderbeu vetëm një lëvizje në formacion me Tiranën

Vendi i katërt është rrezikuar tashmë seriozisht pas humbjes direkte me Dinamon dhe fitoren e nëndetëses në ndeshjen e prapambetur me Teutën, që i ka vendosur kryeqytetasit +2 në renditje. Skënderbeu ka qenë direkt i interesuar, edhe pse është duke menduar për ndeshjen e tij të fundjavës kundër një tjetër kundërshtari direkt. Sidoqoftë, ajo 2-0 pa shumë histori ndaj Dinamos, nuk e ka bërë teknikun Ivan Gozdenovic të ndryshojë mendim mbi futbollin e tij, kur vizitor në Korçë të mbërrijë Tirana.

NDRYSHIMET NË FORMACION
Tekniku serb i bardhekuqve ka humbur të skualifikuar Kosta Vangjelin, por duhet të jetë i qetë sepse janë rikuperuar Shaqe dhe Peçani, që vijnë nga dëmtimi dhe ishin në pankinë në ndeshjen e humbur para pauzës për kombëtaret. Në këtë pikë të vetmet ndryshime në formacionin titullar që Gvozdenovic do të rreshtojë kundër bardhebluve është zëvendësimi i detyruar i Vangjelit, vendin e të cilit në mbrojtje do ta marrë Gërço. Pastaj Shaqe që do të marrë vendin e tij si titullar në 4-3-3 e konsoliduar të Gvozdenovic.

TIRANA, ‘E PLAGOSUR’ NË KORÇË
Fakti që Tirana luajti gjysëmfinalen e Kupës, e mundur 2-0 nga Kukësi, mund të jetë një lloj avantazhi në freskinë fizike të skuadrave. Por sidoqoftë kohë për të rikuperuar energjitë ka, për më tepër që bardheblutë kanë dalë të dërruar nga sfida dhe tifozët presin një reagim. Skënderbeu duhet të bëjë kujdes, por pavarësisht kësaj Gvozdenovic nuk heq dorë nga sistemi ofensiv i të tijve, i njëjti megjithatë që e la në baltë kundër Dinamos.

Kështu, në Korçë do të zhvillohet një betejë e vërtetë. Një ndeshje delikate përpara, që tekniku kërkon ta përgatisë deri në detaje, duke qenë se Skënderbeu ndahet nga kundërshtari i të dielës vetëm nga një pikë. E për këtë arsye kjo sfidë vlen shumë jo vetëm për tu shkëputur nga bardheblutë, por edhe për të ruajtur ritmin e Dinamos.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top