Dinamo bën historinë/ Eliminon Hajdukun e Splitit në Conference League (VIDEO GOLAT)

Dinamo ka shkruar historinë në “Air Albania”.  Skuadra e Ilir Dajës mposhti 3-1 Hajdukun e Splitit në sfidën e kthimit të turit të tretë kualifikues të Conference League dhe shkon në play-off, ku gjejnë polakët e Jagiellonia.

Kurrë më parë Dinamo nuk kishte kaluar dy ture në garat evropiane. Sfida e parë në Split ishte mbyllur 2-1 për kroatët, por në Tiranë ‘Blutë’ e Dinamos ishin më të freskët dhe eliminuan një ekip si gjigantët e Hajdukut.

Dinamo e nisi mirë ndeshjen dhe gjeti golin e epërsisë që në minutën e 14-të me Zabërgjën (VIDEO), pas asistit të Bregut. Në minutën e 78-të Hajduku mbeti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Sanyang. Koha e rregullt u mbyll 1-0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-2 përballja iu drejtua shtesës.

Në minutën e 99-të festuan 2 mijë tifozët miq në stadium, pasi Hajduku barazoi me Karacic (VIDEO). Dinamo nuk u dorëzua dhe gjeti avantazhin me supergolin e Qardakut nga 25 metra largësi, në minutën e 109-të. (VIDEO) Festë dhe tension në stadium, por Dinamo nuk u ndal me kaq, pasi shënoi edhe golin e tretë me Hekuran Berishën(VIDEO)

Në fund festë për Dinamon, me strategun Ilir Daja që merr kualifikimin e 14-të në karrierë. Kështu, Dinamo eliminon Hajdukun e Splitit dhe në play-off e Conference League luan me polakët e Jagiellonia.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top