Moti i keq ka sjellë probleme në disa zona të vendit. Mësohet se edhe në kryeqytet ka patur probleme me energjinë elektrike. OSSH-ja njofton se ka probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë, me disa linja të dëmtuara (djegura).
Tre fiderat e parë janë vendosur herët në punë, ndërsa për tre fiderat e tjerë jashtë pune janë angazhuar teknikët në terren. Aktualisht pa energji elektrike janë zonat pranë TEG – Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills.