Diell dhe temperatura deri në 40 gradë, çfarë parashikohet pasdite

Sipas MeteoAlb: Do të mbetet Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 40°C.

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri 2 në ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top