Diddy i mori këngën pa leje, reagon Sting

Sting ka thyer heshtjen lidhur me këngën “I’ll Be Missing You,” nga Sean “Diddy” Combs.

Kënga është bazuar në hitin e Stingut, “Every Breath You Take,” dhe ai ka deklaruar se Diddy ia mori përdorimin e këngës pa marrë leje.

Në vitin 2018, pothuajse 20 vjet pas publikimit të këngës, këngëtari i Desert Rose pohoi se Diddy nuk e kërkoi pëlqimin e tij dhe për shkak të kësaj, ai tani dyshohet se duhet t’i paguajë atij 2000 dollarë në ditë për një pjesë të jetës së tij.

Comba në atë kohë u përgjigj me shaka se do t’i paguante 5000 dollarë në vend të 2000 dollarëve.

“Nuk e di se çfarë ndodhi [me Diddy]… Por kjo nuk e njollos aspak këngën për mua. Është ende kënga ime,” -tha Sting.

Reperi u arrestua nën akuzat për trafik seksual, shantazh dhe prostitucion në shtator. Prokurorët akuzuan Combs se organizonte festa seksuale të dhunshme, të nxitura nga droga të quajtura “Freak Offs”.

Dhjetra burra dhe gra kanë ngritur padi për sulme seksuale kundër reperit – me akuzuesin më të ri në atë kohë vetëm 9 vjeç.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top