Diddy akuzohet për abuzim me një 10-vjeçar

Padi të reja për sulm seksual janë ngritur kundër Sean “Diddy” Combs .

Një nga pretendimet vjen nga Jane Doe i cili pretendon se u drogua dhe u abuzua nga Combs në një hotel në Nju Jork në vitin 2005, kur ai ishte vetëm 10 vjeç.

Akuzuesi përfaqësohet nga avokati i Teksasit, Tony Bubzee, i cili thotë se përfaqëson gjithsej 120 klientë në raste të ngjashme, së bashku me avokatin e Kalifornisë, Andrew Van Arsdale.

Sipas padisë, viktima e ka takuar reperin në një hotel pranë “Madison Square Garden” dhe është shprehur se ka performuar disa këngë për të duke qenë se shpresonte të bëhej reper.

Nga ana tjetër, “Diddy” i ka thënë se do ta kthente në një yll. Më tej, ai e ka pyetur se çfarë do të bënte për t’u bërë i famshëm dhe ai i është përgjigjur: “Gjithçka”.

Djali tregoi në padi se Combs i ofroi një pije me gaz, e cila e bëri të ndihej “çuditshëm”. Më pas, ai mban mend se “Diddy” i tha se duhet të bënte ca gjëra për të dhe e detyroi që t’i bënte seks oral.

Djali pretendon se pasi i doli efekti i pijes pa se i kishte pantallonat e ulura dhe mendon se është abuzuar. Ai shtoi se Combs e kërcënoi se do t’i lëndonte familjen nëse u tregonte se ç’kishte ndodhur.

Edhe pse ai u besoi prindërve të tij, ata thuhet se ishin shumë të frikësuar nga pasojat për të ndërmarrë ndonjë veprim, duke çuar në pasoja të rënda emocionale afatgjata për viktimën, duke përfshirë depresionin dhe ankthin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top