DiCaprio rrëfen sfidat e karrierës pas suksesit global

Pas dekadash në qendër të vëmendjes, Leonardo DiCaprio ka folur hapur për mënyrën se si përpiqet të ruajë privatësinë përballë një karriere jashtëzakonisht publike.

TIME e ka shpallur aktorin 51-vjeçar “Entertainer of the Year 2025”, dhe në intervistën e tij, ylli i One Battle After Another tregoi se fama ka qenë gjithmonë një sfidë.

“Është një balancë që e kam menaxhuar gjithë jetën time të rritur,” tha DiCaprio. “Dhe ende nuk jam ekspert.”

Ai shtoi se filozofia e tij është e thjeshtë:
“Dil në publik vetëm kur ke diçka për të thënë ose për të treguar. Përndryshe, zhduku sa më shumë të mundesh.”

DiCaprio pranoi se pas suksesit të madh të Titanic më 1997, entuziazmi u shoqërua me presion të madh nga vëmendja globale.
“Atëherë thashë: ‘Si mund ta kem një karrierë të gjatë?’ Sepse e dua atë që bëj, dhe mënyra më e mirë është të mos u dalësh njerëzve përpara gjithë kohës.”

Aktori njihet për privatësinë e tij, por partnerja, modelja italiane Vittoria Ceretti, e ka shoqëruar dhe mbështetur në evente të rëndësishme — mes tyre edhe në premierën e filmit One Battle After Another në Los Angeles.

Vittoria ka folur për herë të parë në mars për marrëdhënien e tyre për Vogue France, ku e përshkruante të dashurin vetëm si një “aktor shumë, shumë i famshëm”.

Ajo u shpreh se etiketa “e dashura e…” mund të jetë irrituese:
“Menjëherë njerëzit flasin për ty si e dashura e dikujt, dhe kjo nuk është një ndjesi e bukur.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top