DiCaprio rrëfehet pas të 50-ave: “Nuk dua të humbas kohë”

Leonardo DiCaprio ka ndarë një shpjegim të mundshëm për zakonet e tij të komentuara shpesh në takime, duke treguar se ai ndihet shumë më i ri sesa mosha e tij reale.

Aktori i njohur për lidhjet me femra dukshëm më të reja në moshë, zbuloi në një intervistë me regjisorin Paul Thomas Anderson për revistën Esquire se emocionalisht ndihet rreth 18 vite më i ri.

Anderson, 55 vjeç, e nisi bisedën duke e pyetur DiCaprion: “Nëse nuk do e dije sa vjeç je, sa do mendoje se je?”
“32,” u përgjigj menjëherë DiCaprio. Ai shtoi me humor se “emocionalisht jam bërë 35 që vitin e kaluar.”

Anderson reagoi me një batutë: “Pra mosha jote reale është 50, por maturia emocionale është 32. Si ndihesh me këtë?”

Duke reflektuar për jetën pas përvjetorit të tij të 50-të në nëntor të 2024-ës, fituesi i çmimit Oscar tha se tashmë dëshiron të jetë më i ndershëm dhe të mos humbasë kohë.

“Ka një dëshirë për të qenë më i sinqertë dhe për të mos humbur kohë. Është thuajse një përgjegjësi, sepse më shumë pjesë e jetës është pas teje sesa para teje,” tha ai.

Ai shtoi se kjo ndjenjë vjen me rrezikun që “gjërat të mos funksionojnë”, qofshin në marrëdhënie personale apo profesionale. “E shoh nënën time, për shembull – ajo thotë gjithçka që mendon dhe nuk humb kohë. Nuk përpiqet të shtiret,” tha DiCaprio.

Aktori është aktualisht në një lidhje me modelen italiane 27-vjeçare Vittoria Ceretti, që nga viti 2023. Më parë, DiCaprio ka qenëi lidhur me disa modele më të reja në moshë, përfshirë Gigi Hadid, Camila Morrone, Nina Agdal dhe Toni Garrn.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top