Diaspora zbarkon më 1 gusht në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

Diaspora shqiptare ka lajmëruar se të shtunën më 1 gushtit do mbajë protestë kombëtare në bulevardin para kryeministrisë, për largimin e qeverisë Rama. Lajmin u dha në tubimin e kaluar nga një prej aktivistëve, i cili lexoi njoftimin e Diasporës.

Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve dhe emigrantët t’i bashkoheshin tubimit të shtunën. Aktivisti tha më tej se edhe socialistët po e braktisnin Edi Ramën dhe PS-në, sikurse lëvizja qytetare në Poliçan, me protestën kundër reformës territoriale.

“Diaspora ka njoftuar në datë 1 gusht, të shtunën, do mbahet në Tiranë protestë kombëtare në bulevard. I bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve që përderisa ata nga diaspora po marrin rrugë të gjata, po marrin aviona për të ardhur këtu që të kërkojnë dorëheqjen e Ramës, nuk është arsye që ne të mungojmë”, tha aktivisti.

Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim.

Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe “Ju erdhi fundi”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top