Diaspora në Londër ngrihet në protestë të fuqishme kundër qeverisë: Shqipëria nuk shitet

Qindra shqiptarë u mblodhën në Londër në një protestë kundër qeverisë shqiptare dhe projektit në Zvërnec. Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj politikave të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit, protestuesit kërkuan anulimin e projektit që parashikohet të zhvillohet në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Një pjesë e tyre kërkuan gjithashtu dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e kryeministrit nga pushteti.

Protesta u zhvillua pa incidente, ndërsa në pankartat e mbajtura nga pjesëmarrësit binin në sy mesazhe si “Shqipëria nuk shitet” dhe slogane që bënin thirrje për përgjegjësi politike dhe ligjore. Tubimi në Londër vjen në një kohë kur kundërshtimet ndaj projektit në Zvërnec kanë nxitur protesta të vazhdueshme edhe në Shqipëri. Qytetarë dhe aktivistë kanë dalë edhe sot në mbrojtje të zonës së mbrojtur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top