Dialogu me Serbinë, Kurti: Kurrë s’do të negocioj diçka që bie ndesh me Kushtetutën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se gabimet e së kaluarës në dialogun me Serbinë nuk do të përsëriten. Në seancën e sotme të Kuvendit, Kurti tha gjatë fjalës së tij se nuk do të lejojë të negociojë asgjë që nuk është në përputhje me sistemin kushtetues dhe ligjor të Kosovës.

“Me lejoni t’iu theksoj se premisa bazë si kryeministër është që nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës. Apo diçka që synon territorializmin, monoetnicitetin apo krijimin e urave për ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.

Pra, asnjë nga kjo, asnjëherë. Gabimet historike dhe politike të qeverive të kaluara nuk do të përsëriten asnjëherë, përkundrazi do të bëjë përpjekje maksimale që ato gabime t’i eliminoj apo së paku t’i reduktojë substacianalisht që mos të jenë pengesë për karakterin unitar të Kosovës”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top