Dialogu/ Kurti përsërit tre kërkesat ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ripërsëriti kërkesat ndaj Serbisë për sukses në dialog, duke përmendur nënshkrimin e marrëveshjes bazike, dorëzimin e Milan Radoiçiçit dhe të grupit të tij kriminal dhe tërheqjen e letrës të ish-kryeministres Bërnabiç.

Kryeministri Kurti tha se po pret që të njoftohet nga vartësi i tij, Besnik Bislimi, se çka është diskutuar në sot Bruksel.

“Duhet të presim se çka do të na njoftojë prej atje Besnik Bislimi, zëvendësi im i cili është njëkohësisht edhe kryenegociator. Për ne më e rëndësishme është siguria legale dhe mirëbesimi në bisedime që nënkupton nënshkrimin e marrëveshjes bazike me aneks të zbatimit, që nënkupton dorëzimin e Milan Radoiçiç dhe të grupit të tij kriminal dhe që nënkupton tërheqjen e asaj letrës të ish-kryeministres Bërnabiç kur para BE e 27 shteteve anëtare në Samitin e Brukselit në mesë dhjetorit të viti të kaluar tha që nuk e zbaton integritetin territorial të Kosovës. Kjo është e pa pranueshme që integriteti territorial të mos respektohet”, ka thënë Kurti.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top