Dialogu Kosovë-Serbi, zhvillohet sot takimi i radhës në Bruksel

Ditën e sotme do të zhvillohet takimi i radhës në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Siç ka bërë të ditur Bashkimi Evropian ditë më parë, të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe se aty do të shqyrtojnë një sërë çështjesh, përfshirë atë për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. Ata u takuan herën e fundit më 23 tetor por nuk u arrit ndonjë rezultat konkret drejt zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të dakorduar nga palët në vitin 2023.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top