Dialogu Kosovë -Serbi, Lajçak shkon në Londër

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është nisur për në Londër, ku pritet që me 4 prill të zhvillohet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak përmes një postimi në Twitter bën me dije se do të qëndrojë dy ditë për tu konsultuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

“Tani po shkoj në Londër për dy ditë konsultimesh mbi Dialogun”, shkruan Lajçak.

Paraprakisht ai ka njoftuar se për këtë çështje ka qëndruar në Berlin, ku sipas tij ka pasur një ditë të mbushur me takime intensive në Kancelari, Ministrinë e Jashtme Federale dhe Bundestag.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top