Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Avokatët në vend 3 ditë bojkot, pezullohen 330 seanca gjyqësore

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ditën e djeshme njoftoi se do të bojkotonin seancat gjyqësore për tre ditë. Vendimi u mor një javë pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi. Ky vendim është zbatuar ditën e sotme edhe nga Dhoma e Avokatisë Shkodër. Rreth 130 seanca gjyqësore që nuk do të zhvillohen në këto 3 dite, ku përjashtim ka veç për masat e sigurisë.

Ndërsa rreth 200 seanca gjyqësore do të pezullohen për 3 ditë, si pasojë e bojkotit të avokatëve në qytetin e Korçës. Bojkoti lidhet me te gjithë problematikën që has avokati në jetën reale, sidomos në periudhës e reformës së re të drejtësisë dhe hartës së re gjyqësore e cila ka sjellë shtim dhe te veprimtarisë se avokatëve. Ndër kërkesat e avokatëve, ndër to është dhe statusi i avokatit që do të thotë, një status ligjor që ne shume vende te tjera i është dhënë, pra një mbrojtje e veçantë me ligj për avokatin.

Pasi rastet e evidentimit te dhunës për avokatët janë evidentuar në disa dhoma dhe avokate, pra është bëre një fenomen shqetësues. Sipas Tarellit në dhomën e avokatisë Korçë është referuar vetëm një rast rasti mediatik ai i Entela Dvoranit. Dhunë psikologjike padyshim ekziston mbi avokatet, që vjen dhe si rezultat i zvarritjes se proceseve gjyqësore.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top