Dhunimi i 3-vjeçares, edukatorja nuk ndryshon qëndrim: Këmbën e theu te hapësirat e krevatit

Edukatorja Majlinda Dehima, e cila u arrestua një ditë më parë për dhunën e ushtruar ndaj vajzës 3- vjeçare në një kopsht në Tiranë, ka mbajtur të njëjtin deklarim në polici, duke thënë se fëmija e ka thyer këmbën te krevati dhe se kjo nuk ka ardhur për shkak të dhunës së saj. Burime bëjnë me dije se prokuroria e Tiranës pritet të bëj një tjetër ekspertim të pamjeve filmike e në vijim edhe ballafaqim të Dehimës me provat që do të dalin gjatë hetimeve.

Mësohet se policia ka nisur një hetim e krimit ekonomik për çiftin e pronarëve Dritan e Entela Danushi. Policia e Tiranës tashmë ka përpiluar një plan masash për kontroll të detajuar të të gjithë territorit për të konstatuar raste të tjera flagrante të kopshteve pa licensë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top