Dhuna sek*uale, Ben Yedder rrëfehet në gjykatë: “Isha nën efektin e alkoolit, i kërkoj falje vajzës”

Probleme të mëdha për Wissam Ben Yedder. Ish-sulmuesi i Monaco, i arrestuar në shtëpinë e tij në Cap d’Ail natën e 6 shtatorit me akuzën për dhunë seksuale dhe ngacmim, u gjykua të martën për agresion seksual në gjendje të dehur. Prokurori publik ka kërkuar 2 vjet e 6 muaj burg për marokenin, nga të cilat 18 muaj me kusht. Vendimi përfundimtar pritet më 12 nëntor.

Ndërkohë është zbuluar edhe dëshmia e dhënë në gjykatë: “Kam pirë e kam pirë për dy, tre ditë… nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur. Për shkak të alkoolit kam probleme me kujtesën. Nuk kam qenë vetvetja, e di që është e keqe, por isha nën efektin e alkoolit. Unë jam një person i vetmuar, e kam të vështirë t’u besoj njerëzve, sepse në të kaluarën më kanë tradhtuar në disa afera. E kështu kam gjetur ngushëllim te alkooli, por e kuptoj që ishte gabimi më i rëndë i jetës sime. I kërkoj sinqerisht falje vajzës, familjes time…”.

Kërkimi i faljes nga viktima dhe familja është praktikisht pranimi i krimit të pretenduar ndaj tij. Por çfarë ndodhi atë mbrëmje? Rreth orës 3 të mëngjesit, sulmuesi 34-vjeçar francez, aktualisht lojtar i lirë, shoqëroi me makinë një vajzë 23-vjeçare dhe gjatë udhëtimit dyshohet se i vendosi dorën në kofshë, tentoi ta puthte dhe më pas tentoi një qasje të qartë seksuale pa pëlqimin e saj. Edhe pse në tronditje, e reja ka denoncuar ngjarjen dhe policia ka arrestuar menjëherë Ben Yedder.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top