Dhuna në Zvërnec, Braçe: Policia tentoi të fshehë krimin. Pse nuk po hetohen njerëzit me të zeza?

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar nga punonjësit e maskuar të “Major Security”, gjatë protestës së djeshme në Zvërnec.

Në një postim në rrjete sociale, Braçe e ka cilësuar situatën si krim, ndërsa ka akuzuar policinë se ka tentuar të fshehë ngjarjen.

Sipas tij, drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, i cili u shkarkuar me pretendimin se dha informacion të gabuar mbi rrëmbimin e një protestuesi, Braçe thotë se ka tentuar të fshehë një fakt penal që sipas tij duhet dënuar.

Sipas Braçes, pamjet kanë treguar se në dhunë janë përfshirë disa punonjës të kompanisë private të sigurisë, ndërsa policia njoftoi se ka arrestuar vetëm njërin prej tyre. Ai ngre pyetjen se përse policia nuk ka nisur hetim ndaj të gjithë personave të maskuar me të zeza.

Reagimi I plotë:

Edhe dhune, e eger madje; e papranueshme, e patolerueshme!

Si e tille eshte krim!

1.E vleresoj vendimin e drejtorit te Pergjithshem te Policise per te pezulluar drejtorin e Policise ne Vlore;

Por nuk mjafton!

Aty eshte rrembyer nje protestues paqesor e qe thjeshte po fliste, ne sy te policise, ne krah te policeve, eshte goditur, eshte terhequr zvarre nga persona te pautorizuar e te pa njohur nga ligji!

Drejtori i Policise nuk ka gabuar ne informacion, por ka tentuar te fshehe nje fakt penal, te rende madje;

Per kete duhet te mbaje pergjegjesi!

2.Ne plazhin e Dajlanit ishte lajmeruar ne polici se do te zhvillohej nje tubim, proteste etj. Kur merr nje njoftim te tille Policia e Shtetit, merr masa te garantoje tubimin, protesten etj. drejtori i policise dhe trupat ne territor, nuk kane garantuar gje!

Kane bere edhe ne keq-kane lejuar qe ne vendin e protestes te kete njerez me maska, pa asnje shenje identifikuese si element kyc per ti mbajtur pergjegjes ne rast te shkeljes se ligjit; per me keq, keta njerez jane shfaqur agresive, fyes e kercenues, te dhunshem deri ne acarim te situates-shihini pamjet se nuk eshte vec nje, por disa te tille.

Prezenca e tyre dhe aktet e tyre ndaj protestuesve, mosveprimi i policise ndaj tyre, cuan konfliktin ne konfrontim!

Pra, drejtori i Policise ne Vlore dhe trupat ne vendngjarje, jo vetem nuk garantuan tubimin, por lejuan nje pershkallezim te protestes per shkak te dhunes se njerezve me e pa maska.

E drejta e protestes paqesore eshte e drejte e fituar qe ne vitin 1990 ne kete vend dhe policia eshte nje prej garanteve te saj.

*Nderkohe qe po shkruaj, mesoj qe personi qe qelloi protestuesin eshte arrestuar; ne fakt ne aktin e rrembimit te tij ishin tre, u bene kater me kete qe qelloi, mbeten dy per ta terhequr zvarre-po keta ku jane?

Nderkohe, zinxhiri komandues i Policise ne Vlore eshte vene nen hetim disiplinor; akt i duhur edhe ky.

Por nese me Policine ndodh kjo, po ky grupi i njerezve me te zeza a po hetohet? nese jane roje sigurie te nje kompanie te licensuar nga shteti, a mund ta gezojne me kete privilegj? dje i pane te gjithe se nuk sollen siguri, por dhune!

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top