Dhuna në takimin e Ramës në Londër, reagon PD: Do japë llogari

Partia Demokratike ka reaguar pas dhunimit të disa pjesëmarrësve në takimin e kryeministrit Edi Rama në Londër. Në një deklaratë të selisë blu thuhet se “si antishqiptar i vërtetë dhe frikacak i lindur, Ramës i duhej policia britanike për t’u mbrojtur nga bashkëatdhetarët”.

“Sot, ai kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar. Edi Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij.

Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë. Mercenarët që dhunuan në emër të Ramës janë vetëm masha mjerane të narkoshtetit.

Ndërkohë që, përgjegjësi i vetëm, ai që do përgjigjet deri në një për dhunën ndaj qytetarëve shqiptarë dhe britanikë, është Edi Rama. Ora e fundit të tij dhe narkoshtetit që e kishte marrë me vete në Londër si cirk personal, po afron” – thuhet në deklaratën që mbyllet me një thirrje për pjesëmarrje në tubimin e së martës në Tiranë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top