Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Nis nga sot bojkoti treditor i proceseve gjyqësore nga Dhoma e Avokatisë

Dhoma e Avokatisë ka vendosur bojkot të seancave gjyqësore për tre ditë, duke nisur nga dita e sotme. Bojkoti u vendos në mbledhjen e djeshme të Dhomës së Avokatisë për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Bojkotimi do të zbatohet në çdo proces civil, penal dhe administrativ, ndërsa nuk do të zbatohet vetëm për seancat për masat e sigurisë që janë me afat të ngutshëm.

“Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që e përjetuam me shumë shqetësim e përgjegjësi, për dhunën e ushtruar ndaj kolegut tonë Sokol Mëngjesi, që i urojmë shërim të shpejtë”, tha avokati Maks Haxhia në një deklaratë dje për mediat pas marrjes së vendimit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top