Dhuna brutale ndaj 3-vjeçarit në çerdhe, shoqërohen në polici edukatoret

Dy edukatoret dhe kuzhinierja e kopshtit në Fushë Kosovë janë shoqëruar në Polici, me akuzën e dhunës ndaj 3-vjeçarit në çerdhe. Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha tha janë duke u marrë me rastin dhe do të veprojnë konform ligjeve. I pyetur nëse ka pas ankesa nga familjarë të tjera për raste të ngjashme, ai e mohoi një fakt të tillë.

“Policia e Kosovë ka bërë ftesën më drejtim të edukatorëve të cilat pretendohet se janë të përfshira në rastin dhe këto momente veçse janë në stacionin e Policisë, duke u intervistuar të gjithë akteret se pretendohet se janë në rast dhe Policia ishte këtu prezent. Ne i ndihmuam në çdo moment, kanë sekuestruar edhe pajisjet e kamerave, kështu për hapat në vazhdim do të jemi në kordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Ministrisë së Arsimit…Ligji është i barabartë për të gjithë, pavarësisht se kush është i përfshirë, në momentin që ne kemi vendim final dhe cilësohet si fajtor, masat do të jenë konform ligjit”, shtoi Berisha.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar nëna i fëmijës së dhunuar dhe ka shpjeguar ngjarjen. Ajo ka treguar se si djali i ka treguar se gjatë qëndrimit në kopsht nuk ka ngrënë e as nuk ka pirë për 8 orë rresht. Mësohet se fëmija ka frekuentuar këtë kopsht që nga 1 shtatori.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top