Ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixho është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë, “detyrim paraqitje”. Ndaj Xhixhos fillimisht u caktua masa e “arrest në shtëpi”, por për shkak të gjendjes shëndetësore gjykata i ndryshoi masën.
Ndaj babai të deputetes Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv përfshirë në dosjen e presidenti të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputes Monika Kryemadhi.
Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK në zonën e “Casa Italia” në Tiranë. Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie. Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.