Detajet e reja/ SPAK nën hetim 56 efektivë policie

Burime bëjnë me dije se përveç 11 masave të sigurisë që SPAK ka lëshuar për 11 persona, për akuza të rënda, si sigurimi i kushteve për vrasje apo trafiku ndërkombëtar i drogës, në rrjetën e prokurorisë së posaçme janë edhe 56 punonjës policie. Mësohet se hetimet e SPAK janë duke vijuar, pasi efektivët e policisë kanë qenë përdorues dhe janë përfshirë në komunikime në aplikacionet e koduara SKY ECC.

SPAK ka lëshuar 11 masa sigurie në kuadër të operacionit “Metamorfoza 2”, ku janë zbardhur disa ngjarje kriminale të ndodhura brenda dhe jashtë vendit tonë, si dhe është zbuluar një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës. Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se operacioni i mbrëmjes së djeshme, që kulmoi me arrestimet e 6 prej 11 personave nën masë sigurie, është finalizuar pas muajve të gjatë hetimesh, dhe vënies nën përgjim të djalit të Erzen Breçanit, Eralbit.

Ky i fundit është i martuar me motrën e Ervin Matës, i cili akuzohet nga SPAK për trafik droge. Gjatë natës u vu në pranga dhe shtetasi Bujar Germizi, i njohur si i forti i Kukësit, tashmë me identitetin Bujar Ajeti. Ai akuzohet për disa ngjarje të ndodhura në verilindje, edhe pse deri tani ishte konsideruar i paprekshëm nga policia.

11 urdhërarrestet e SPAK janë firmosur nga prokurori Vladimir Mara, pas hetimeve disa mujore dhe zv zbërthimit të bisedave në aplikacionet e koduara. Në pranga ra dhe oficerja e INTERPOL, Jonida Babameto, e cila dyshohet se përcillte informacione te grupi kriminal, i cili ka organizuar disa tentativa vrasje brenda dhe jashtë vendit.

Konkretisht në Durrës, Hollandë dhe Belgjikë, përgjatë viteve 2019- 2020. Mësohet se krimet e kryera janë një zinxhir i hasmërive mes Ervin Mates dhe Ervis Martinajt. Grupi ka dyshime se trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Evropës.

PERSONAT E ARRESTUAR

Erzen Breçani

Eralbi Breçani

Bujar Germizi

Besmir Mustati

Jonida Babameto

Dedan Gjoni

NË KËRKIM

Ervin Mata dhe 4 persona të tjerë

 

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top