Detajet/ 19-vjeçari i dhunuar në Lundër është djali i ish-deputetit të PD Mhill Fufi

Identifikohet i dhunuari në një nga rezidencat e Rolling Hill në Lundër, pasditen e së premtes. Ai është Kristi Fufi, 19 vjeç, djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.

Fillimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar të riun.

Sapo kanë mbërritur, agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Kristi Fufi 19 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.FOTO/ 19-vjeçari i dhunuar në Lundër është djali i ish-deputetit të PD Mhill  Fufi – Balkanweb.com – News24

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top