Charlie Kirk, aktivisti i fuqishëm i krahut të djathtë, aleat i Trump dhe drejtor ekzekutiv i Turning Point USA ndërroi jetë pasi u qëllua në qafë këtë të mërkurë teksa fliste në një aktivitet në kampusin universitar në Utah.
Në disa video të publikuara në mediat sociale, 31-vjeçari Kir shihet duke u goditur nga një plumb ndërsa fliste i ulur nën një tendë në oborrin e Universitetit të Luginës së Utah. Pamjet video tregojnë gjithashtu studentë në kampus duke ikur nga zhurma e të shtënave.
Në një postim në X të mërkurën pasdite, universiteti tha se kampusi ishte i mbyllur.
Një zëdhënës i Universitetit i tha New York Times se Kirk u godit nga një i dyshuar që kishte qëlluar nga një ndërtesë rreth 200 metra larg. Një person që u nadlua menjëherë pas ngjarjes u la i lirë.
Duke shkruar në Truth Social, Donald Trump mbajti zi për vdekjen e Kirk, duke thënë: “I Madhi, dhe madje Legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur. Askush nuk e kuptoi ose nuk e kishte Zemrën e të Rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më mirë se Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të GJITHË, veçanërisht unë, dhe tani, ai nuk është më me ne. Melania dhe ngushëllimet e mia shkojnë për gruan e tij të bukur Erika dhe familjen. Charlie, të duam!”
Dëshmitarët okularë i thanë The Guardian se Kirk po pyetej pikërisht për vrasjet masive në SHBA kur u qëllua në qafë.