Detaje nga sulmi në SHBA/ Viktimat dy mësues dhe dy nxënës, autori i dyshuar 14-vjeçar merret në pyetje

Byroja e Hetimeve të Gjeorgjisë ka dhënë detaje lidhur me masakrën e ndodhur në shkollën e mesme “Apalachee”.

Sipas BBC, një zyrtar na thotë se nga të shtënat kanë humbur jetën katër persona, konkretisht dy nxënës dhe dy mësues, ndërsa ëntë persona me lëndime janë aktualisht ende në spitalet lokale.

Po ashtu bëhet me dije se autori i dyshuar një 14-vjeçar, ndodhet në paraburgim dhe është marrë në pyetje nga hetuesit. Autoritetet kanë treguar se në momentin e përballjes me forcat policore pas sulmit, autori i mitur është dorëzuar pa bërë rezistencë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top