Detaje nga romanca e re e Jessica Alba

Jessica Alba është në një kapitull të ri të jetës së saj pas ndarjes nga bashkëshorti Cash Warren.

Aktorja 44-vjeçare është parë shpesh në shoqërinë e aktorit Danny Ramirez, i njohur nga roli në “Top Gun: Maverick”, por burime për Daily Mail theksojnë se marrëdhënia e tyre nuk është ekskluzive.

“Jessica nuk është gati për t’u lidhur seriozisht,” – tha një burim për Daily Mail. “Ajo dëshiron thjesht të argëtohet pas divorcit.”

Danny Ramirez, thuhet se është “i magjepsur” nga Alba, ndërsa janë parë së bashku në një udhëtim në Meksikë dhe më pas duke u kthyer në LAX fundjavën e kaluar.

Aktorja është gjithashtu aktive në xhirimet e projektit të ri “The Mark” me Orlando Bloom, por burimi thekson se raporti i tyre është “strikt profesional”.

Ndarja me Cash Warren, me të cilin Jessica ka tre fëmijë – Honor (17), Haven (13) dhe Hayes (7) – u zyrtarizua në fillim të vitit 2025 pas një ndarjeje në dhjetor 2024.

Megjithatë, Alba po përpiqet të rifillojë jetën, duke u argëtuar me miqtë, duke kërkuar një shtëpi të re dhe duke ndërtuar një të ardhme të re për vete dhe fëmijët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top