Sot në Elbasan, Partia Socialiste do të zhvillojë një mbledhje informale.Kjo mbledhje pritet që të ndahet në dy sesione të mëdha.
Në sesionin e parë pritet që të kemi diskutime për integrimin.
Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik që duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit parlamentar. “Trajnimi” i deputetëve në komunikim do të bëhet nga zyra e shtypit të PS për mesazhet dhe komunikimin publik edhe përmes rrjeteve sociale. Ndërkohë pjesa e tretë e takimit do t’i dedikohet mesazhit të kryeministrit Rama.